Ky çift i famshëm mblodhi 35 milionë dollarë për Ukrainën

  • A.P /
  • 21 March 2022 - 15:30
Ky çift i famshëm mblodhi 35 milionë dollarë për Ukrainën

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis kanë mbledhur më shumë se objektivi i tyre prej 30 milionë dollarësh për Ukrainën. Çifti mblodhi 35 milionë dollarë nga mbi 67,000 donacione. Ata thanë se po shpresojnë që të arrijnë në 40 milionë dollarë, shkruan skynews

.@aplusk & Mila Kunis were among the first to respond to our grief. They have already raised $35 million & are sending it to @flexport & @Airbnb to help ?? refugees. Grateful for their support. Impressed by their determination. They inspire the world. #StandWithUkraine pic.twitter.com/paa0TjJseu

— Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) March 20, 2022

Aktorja, e cila është me origjinë nga Ukraina, tha se megjithëse kjo është larg zgjidhjes së problemit, përpjekja e tyre kolektive do të sigurojë një ndihmë për shumë njerëz. Kunis dhe Kutcher dhuruan 3 milionë dollarë nga paratë e tyre për mbledhjen e fondeve.

Yjet e Hollivudit zhvilluan një bisedë telefonike me presidentin Volodymyr Zelenskyy ditën e djeshme. Zelenskyy tha se ishte “mirënjohës” për mbështetjen e tyre, duke i quajtur frymëzues. Kunis lindi në Chernivtsi në Ukrainë në 1983, por familja e saj u zhvendos në Shtetet e Bashkuara në 1991.

(Kosova Sot Online)