Do mbeteni pa fjalë nga rezidenca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 20:50
Do mbeteni pa fjalë nga rezidenca e Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ka kaluar 1 vit pasi Jennifer Lopez dhe Ben Affleck i janë rikthyer romancës së tyre.

Mësohet se çifti kanë hedhur hapin e radhës duke blerë një rezidenë luksoze për të jetuar së bashku.

 

Prona prej 20,000 metrash katrorë ndodhet në lagjen luksoze Bel Air në Los Angeles dhe mund të strehojë lehtësisht edhe fëmijët e tyre pasi përmban 10 dhoma gjumi dhe 17 tualete.

Rezidenca spektakolare përmban gjithashtu një teatër, palestër, kuzhina të shumta, një pishinë dhe një pamje mahnitëse të nj fushe golfi dhe të qytetit.

 

Kjo rezidencë ka gjithashtu një kuzhinë kryesore, një kuzhinë e plotë ushqimi dhe dy kuzhina shtesë për stafin dhe mysafirët.

Shtëpia thuhet se është private dhe e rrethuar nga një pyll me pemë dhe burimet e “TMZ” zbulojnë se çifti planifikon që të dy familjet e tyre përkatëse të jetojnë me ta.

Image

(Kosova Sot Online)