Majk ua rrah të pasmet dy balerinave në sy të moderatores

  • G.G /
  • 22 March 2022 - 13:13
Majk ua rrah të pasmet dy balerinave në sy të moderatores

Këngëtari, Kastriot Rexha i njohur me nofkën si “Majk” është mjaft i aktiv sa i përket tregut muzikor, ku vazhdimisht sjell këngë të reja në bashkëpunim me artist të ndryshëm.

Së fundmi, Majku ka qenë i ftuar në emisionin “Why Not?” me Roza Latin në RTV Ora, ku ka rrëfyer gjëra nga jeta e tij personale dhe profesionale.

Por, një video e publikuar nga vetë moderatorja Roza Lati në rrjetin social “Instagram” është bërë virale pasi që shumë prej ndjekësve nuk i ka pëlqyer veprimi i bërë nga Majku, kështu duke u detyruar t’i ndaloj komentet në këtë postim.

“Loja ‘Tarabyça’ me Majkavelin i cili u përshtat më së miri”, ka shkruar moderatorja krahas videos.

Ndërsa, lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe vetë Roza përmes disa postimeve në “InstaStory”, ku është shprehur se në çdo hyrje të emisionit tregohet se “Why Not është një emision entertainment, pak ngacmues, pak provokues, pak tendencioz”

(Kosova Sot Online)