Tayna me performancë provokuese për fansat në Londër

  • G.G /
  • 22 March 2022 - 13:33
Tayna me performancë provokuese për fansat në Londër

Reperja e njohur shqiptare, Tayna, ka performuar së fundmi në një koncert për fansat e saj në Londër.

Ajo është dukur mjaft atraktive dhe provokuese e veshur me një fustan të kuq të shkurtër.

Reperja ka interpretuar disa prej hiteve të saj para publikut shqiptar në Londër, duke ndezur kështu atmosferën në maksimum për ndjekësit e saj.

Tayna shquhet për performancat e saj ‘të nxehta’, duke ditur gjithmonë se si të bëjë për vete publikun me lëvizjet provokuese.

E aftësitë në vallëzim, reperja i dëshmoi edhe në këtë koncert, nga i cili janë publikuar shumë video në rrjetet sociale.

Në TikTok janë publikuar video të shumta ku interpretuesja e hitit “Columbiana”, mund të shihet teksa ‘ndez’ atmosferën duke bërë ‘twerk’ para fansave të saj të shumtë.

Ajo vazhdon të mbetet një prej repereve më të suksesshme të tregut vendor të muzikës, me këngë dhe paraqitje të shumta që pëlqehen gjithmonë nga publiku. 

(Kosova Sot Online)