Këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 15:06
Këngëtari i njohur heq dorë nga muzika

Një nga emrat më të njohur të muzikës reggaeton në botë, po tërhiqet nga muzika pas 32 viteve.

Bëhet fjalë për Daddy Yankee, i cili tashmë është në përgatitje të një projekti lamtumirës.

“Kjo garë, e cila ka qenë një maratonë, më në fund sheh vijën e finish-it. Tani do të shijoj atë që të gjithë ju më keni dhënë”, tha këngëtari në një video deklaratë të postuar në “YouTube”.

“Njerëzit thonë se unë e bëra këtë zhanër në mbarë botën, por ishit ju ato që më dhatë çelësin për të hapur dyert për ta bërë atë më të madhin në botë”.

Largimin nga muzika do ta shënojë me një turne dhe album që do të publikohet me 24 mars.

“Unë do t’ju jap të gjitha stilet që më kanë përcaktuar në një album. “Legendaddy” – është luftë, është festë, është romancë,” shpjegoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)