Monika flet për vështirësinë e saj në BBV: Ka qenë trauma më e madhe pas divorcit

  • A.P /
  • 22 March 2022 - 15:08
Monika flet për vështirësinë e saj në BBV: Ka qenë trauma më e madhe pas divorcit

Aktorja, Monika Lubonja ishte një nga konkurrentet më të përfolura të reality-show “Big Brother Albania VIP”, e cila iu afrua shumë natës finale të këtij formatit.

Pas përfundimit të spektaklit, aktorja ka folur shpesh herë për eksperiencën e saj, duke treguar momentet që i kanë bërë më shumë përshtypje.

Monika foli gjatë për të gjithë dinamikat e krijuara brenda shtëpisë, ku ndër të tjera, ajo foli edhe për një episod që ndodhi në midis Semit dhe Fifit dhe për mënyrën si është parë në rrjete sociale dhe si e ka përjetuar ajo.

“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas 97 që unë kam kaluar sikletet e mija, sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë. Ishte një traum sepse u ngritën që kjo gua po ndihmon njërën pa e ditur që kjo vajza tjetër kishte një problem dhe ajo, sepse ajo erdhi dhe tha unë ankthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar”, u shpreh Monika.

(Kosova Sot Online)