Fansi flirton në koncert, reagimi i Taynës nuk duhet humbur

  • E.K /
  • 23 March 2022 - 08:43
Fansi flirton në koncert, reagimi i Taynës nuk duhet humbur

Tayna është padyshim një ndër artistet më të dashura të skenës shqiptare. Ndonëse ka pak vite në tregun muzikor, reperja ka arritur të renditet në mesin e emrave më të suksesshëm.

Së fundmi, reperja ka surprizuar me veprimin ndaj një fansi.

Një fans i Taynës ka publikuar një video në TikTok ku shkruan “Po flirtoja me Taynën dhe ajo këndoi një këngë për mua”.

Në video dëgjohet duke i thënë: “Më e mira je me rob shpie”. Por nuk ka vonuar dhe përgjigja e reperes: “Edhe ti më i miri je me rob shpie”.

Kujtojmë që Tayna është treguar shumë e rezervuar sa i përket jetës private dhe nuk dihet nëse është në një lidhje apo jo.

(Kosova Sot Online)