Era Istrefi shfaqet nga avioni privat, zbulon pak nga kënga shqip që po vjen

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 10:01
Era Istrefi shfaqet nga avioni privat, zbulon pak nga kënga shqip që po vjen

Pas një pauze të gjatë, Era Istrefi po rikthehet fuqishëm. Këngëtarja që ka marrë famë ndërkombëtare pritet të sjellë së shpejti projektin e ri që mesa duket ka përfunduar. Të paktën këtë ka nënkuptuar Era përmes një videoje që ka publikuar në Instastory.

Këngëtarja shihet në një avion privat teksa argëtohet me këngën e saj në sfond. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Bebe” dhe se po vjen shumë shpejt. Kujtojmë që Era mori famë përtej kufijve shqiptarë me super hitin e gjashtë viteve më parë “Bonbon”.

(Kosova Sot Online)