Monika tregon për herë të parë pse nuk çoi Ilirin dhe Donaldin në nominim

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 14:57
Monika tregon për herë të parë pse nuk çoi Ilirin dhe Donaldin në nominim

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri ishin dyshja që dhuruan më shumë spektakël në “Big Brother VIP”. Ata qendruan përballë njëri-tjetrit deri në momentin e fundit, duke ndarë edhe çmimin e madh.

Mirëpo, një nga ish-banoret që është përfolur më shumë mes tyre është Monika Lubonja, e cila gjithmonë është vendosur në dilema se duhet të zgjidhte.

Madje, në një moment, ajo është vendosur edhe në një zgjedhje, ku mund t’i vendoste përballë njëri-tjetrit në nominim djemtë.

Ndërkohë, një muaj pas mbarimit të lojës, aktorja ka treguar arsyen pse nuk bëri këtë zgjedhje.

“Zgjedhja ishte shumë e shpejtë, Arbana nuk të linte as kohën për të vendosur. Nëse e mbani mend, unë u persekutova nga Iliri sepse shpëtova në atë kohë Trixën, edhe pse askush nuk rrezikohej në atë moment. Mendo çfarë mund të ndodhtë në prag të kësaj. Ata kërkuan vetë të ishin në nominim me njëri-tjetrin dhe nuk ua lejoi produksioni. E kërkoi edhe Iliri edhe Donaldi dhe produksioni nuk ua dha mundësinë. Në atë moment e kuptova që produksioni nuk do që këta të digjen para kohe. Nëse do i kisha futur unë ata të dy në nominim, produksioni do më fuste mua sepse unë isha e panominuar”, u shpreh Monika.

(Kosova Sot Online)