Provokuese si Dafina Zeqiri

  • A.P /
  • 23 March 2022 - 15:12
Provokuese si Dafina Zeqiri

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri ka ardhur me disa imazhe të reja të cilat i ndau me fansat në llogarinë e saj të Instagramit.

Krijuesja e hitit “Duro” ka realizuar një fotosesion të ri në të cilin dukej mahnitëse dhe tejet provokuese, teksa u shfaq e veshur e tëra në të zeza.

Dafina pozoi në një trupore të tejdukshme me dekolte të hapur e cila kishte detaje gurësh me shkëlqim.

Këngëtarja përshtati veshjen me dorëza nga I njëjti material, ndërsa përfundoi pamjen me aksesor ari dhe makijazh të theksuar.

Image
Image

(Kosova Sot Online)