Dua Lipa fituese e çmimit kryesor në ceremoninë “iHeartRadio Music Awards”

  • G.G /
  • 23 March 2022 - 15:59
Dua Lipa fituese e çmimit kryesor në ceremoninë “iHeartRadio Music Awards”

Ylli i muzikës pop, Dua Lipa, u nderua me çmimin kryesor të ceremonisë “iHeartRadio Music Awards”.

Këngëtarja e suksesshme 26-vjeçare, u shpërblye në kategorinë “Kënga më e mirë e vitit” për hitin e padiskutueshëm, “Levitating”, raporton “Female”.

Këngëtarja Olivia Rodrigo, rok bendi “Foo Fighters” dhe dyshja e muzikës “Silk Sonic”, ishin ndër fituesit tjerë të mëdhenj të mbrëmjes.

Ceremonia e përvitshme zuri vend të martën mbrëma në sallën “Shrine Auditorium” në Los Angeles, me ç’rast Rodrigo u nderua në kategoritë, “Pop artistja më e mirë e re” dhe “Artistja e vitit”, derisa hiti i saj “good 4 u” e mori çmimin “TikTok Bop of the Year”. Ylli latin, Camila Cabello, po ashtu e fitoi çmimin “Kënga më e mirë ‘cover’”, për interpretimin e saj të këtij hiti.

(Kosova Sot Online)