Rrufeja godet avionin privat të këngëtares së famshme, ja si është gjendja e saj

  • G.G /
  • 24 March 2022 - 09:46
Rrufeja godet avionin privat të këngëtares së famshme, ja si është gjendja e saj

Këngëtarja me famë botërore, Miley Cyrus është përballur me një situatë të frikshme pasi avioni i saj privat u godit nga rrufeja. Piloti u detyrua të bënte ulje emergjente të martën në mbrëmje.

Këngëtarja po udhëtonte për në Paraguaj kur ndodhi ngjarja teksa reagoi përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.

“Ekuipazhi im, grupi, miqtë dhe familja ime që udhëtonin me mua janë të sigurt pas një ulje emergjente. Fatkeqësisht nuk mundëm të fluturonim në Paraguaj. Ju dua”, shkroi 29-vjeçarja.

(Kosova Sot Online)