Si qëndron raporti mes Donaldit dhe Dj Dagz? Dyshja surprizon me veprimin e fundit

  • G.G /
  • 25 March 2022 - 09:58
Si qëndron raporti mes Donaldit dhe Dj Dagz? Dyshja surprizon me veprimin e fundit

Donald Veshaj dhe Dj Dagz patën krijuar një raport shumë të ngushtë brenda shtëpisë së Big Brother VIP. Por gjithçka ndryshoi pasi aktori i humorit pati një përplasje të ashpër me moderatoren Einxhel Shkira, me të cilën Dj nga Kosova krijoi një lidhje që po vazhdon dhe jashtë.

Që gjërat mes tyre nuk ishin si më parë, u reflektua dukshëm kur Dagz hyri sërish në BB për të darkuar me banorët. Pak ditë më parë Donaldi dhe Dj PM treguan në rrjetet sociale se janë takuar me njëri-tjetrin dhe realizuan një video funny bashkë me Ylli Limanin.

Fakti që Dagz nuk ishte i pranishëm shtoi dyshimet se marrëdhënia me Donaldin ishte njësoj. Por së fundmi ata janë bërë bashkë dhe bëhet fjalë për një koncert. Donaldi është angazhuar me koncerte pas daljes nga Big Brother bashkë me mikun e tij, Elgit Doda.

Vëllerëzit Veshaj dhe Elgiti do të performojnë së bashku me Dj PM dhe Dagz në një club të Ferizajt. Nuk dihet nëse dyshja kanë lënë pas keqkuptimet apo nëse bashkimi i tyre është thjesht çështje pune. Mbetet për t’u parë. 

(Kosova Sot Online)