Nga një studio muzikore në Los Angeles, Rita Ora bën një njoftim për fansat

  • G.G /
  • 25 March 2022 - 10:32
Nga një studio muzikore në Los Angeles, Rita Ora bën një njoftim për fansat

Këngëtarja shqiptare tanimë më famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka bërë një paralajmërim për ndjekësit dhe adhuruesit e muzikës së saj.

Meqenëse shpesh ndan me fansat imazhe e video të ndryshme në rrjete sociale, biondja kësaj radhe ka njoftuar se po vjen me diçka të re.

Duket se është fjala për një projekt muzikor, pasi është shfaqur në disa imazhe nga një studio.

“Duke xhiruar diçka shumë e emocionuar sot. Mezi po pres që ju ta shihni atë. Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, ka shkruar 31-vjeçarja.

Kjo vjen pas paraqitjes së artistes në kopertinën e revistës Harper’s BAZAAR Austria, për të cilën kishte folur më shumë për jetën e karrierën profesionale.

Gjithashtu, Ora do të shfaqet edhe në sezonin e radhës të “The Voice Australia”, për të cilën është lansuar ‘trailer’-i.

Shfaqja e talenteve do të rikthehet në ekran shumë shpejt, të njëmbëdhjetin me radhë në këtë shtet. 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

(Kosova Sot Online)