Fjolla Morina nga fitnesi tregon linjat

  • G.G /
  • 25 March 2022 - 12:06
Fjolla Morina nga fitnesi tregon linjat

Fjolla Morina vazhdon të komentohet për paraqitjet e saj atraktive dhe provokuese në rrjetet sociale.

Këngëtarja e njohur është mjaft aktive në Instagram, aty ku i mban të përditësuar fansat edhe miqtë e saj me aktivitetet dhe angazhimet e saj.

Ndërsa, së fundmi Fjolla pozoi në InstaStory për të treguar për përkushtimin që ka ndaj linjave trupore për të cilat kujdese me ushtrime intensive në palestër.

Ajo duket joshëse e veshur në një kombinim sportive ngjyrë gri të cilat i përshtati me kapele dhe atlete me ngjyrë të zezë.

Ndryshe, kujtojmë që Fjolla aktualisht është nënë beqare e dy vajzave, kjo pasi ajo kohë më parë u nda nga partneri i saj Fisnik Syla.

Dyshja rreth një vit më parë kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me një ceremoni martesore në Ishujt Maldive.

(Kosova Sot Online)