Një vit nga vdekja e humoristit Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin

  • G.G /
  • 26 March 2022 - 13:29
Një vit nga vdekja e humoristit Cima, Artani kujton momentet e fundit me të atin

Sot janë bërë një vit që kur ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit, Rasim Thaçi – Cima.

Legjenda e humorit shqiptar vdiq më 26 mars të vitit 2021 për shkak të komplikimeve me COVID-19.

Vdekja e tij ka lënë një boshllëk të madh në kinematografinë e popullin shqiptar, por më së shumti është ndjerë nga të afërmit e familjarët.

Një vit më vonë – djali i të ndjerit, Artan Thaçi, ka treguar për Telegrafin momentet e fundit të artistit gjatë kohës që ishte në spital, zbrazëtinë që ka lënë në shtëpi e po ashtu edhe për projektet e reja përmes të cilave tenton ta rikthej humorin e tij.

“Pothuajse tani një vit më parë ne vetëm ishim pranë spitalit unë pothuajse isha 24 orë pranë babit edhe pse ishte në repartin intensiv isha do të thotë afër, mirëpo tamam lajmërimin kur na kanë bërë unë kam qenë në shtëpi dhe më telefonuan prej repartit intensiv dhe më thanë që gjendja e babait është përkeqësuar dhe normalisht menjëherë së bashku me vëllain kam shkuar dhe aty e kemi kuptuar që veç kishte ndërruar jetë dhe kjo ishte bash ato momentet e fundit”.

(Kosova Sot Online)