Arta Nitaj befason, në këtë pjesë të trupit bën tatuazh

  • G.G /
  • 26 March 2022 - 15:37
Arta Nitaj befason, në këtë pjesë të trupit bën tatuazh

Arta Nitaj e bën një tatuazh në këmbë, çka po shkruan në të?

Arta Nitaj, modelja e njohur është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Modelja ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë në të shumtën e rasteve vëmendjen me paraqitjet atraktive.

Sot Arta ka bërë të ditur përmes rrjetit social “Instagram” se ka realizuar një tatuazh të ri në trupin e saj.

Bëhet fjalë për një vizatim të ri në këmbën e saj të majtë, të cilin Nitaj e ka realizuar gjatë pasdites të së premtes.

Arta përndryshe ka të realizuar gjithashtu në kraharorin e saj një tatuazh, përkatësisht një rresht të shkruar: “Me çdo rrahje zemre”.

(Kosova Sot Online)