“Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, çka po paralajmëron Rita Ora?

  • G.G /
  • 26 March 2022 - 16:04
“Vajzat mund të bëjnë çdo gjë”, çka po paralajmëron Rita Ora?

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora po paralajmëron diçka të re.

Ajo në imazhet e fundit të publikuara në rrjetet sociale shihet se është duke punuar në studio.

“Duke xhiruar diçka shumë e emocionuar sot. Mezi po pres që ju ta shihni atë. Vajzat mund të bëjnë çdo gjë.”, është përshkrimi që ka lënë mbi këto fotografi.

Ndërkohë Rita Ora do të shfaqet edhe në sezonin e radhës të “The Voice Australia”.

(Kosova Sot Online)