Fytyra Nicole Kidman kur Will Smith godet Chris Rock me shuplakë kthehet në meme

  • E.K /
  • 28 March 2022 - 09:35
Fytyra Nicole Kidman kur Will Smith godet Chris Rock me shuplakë kthehet në meme

Nicole Kidman është kthyer pa dashje në meme në rrjete sociale pasi William Smith goditi me shuplakë Chris Rock në ndarjen e çmimeve Oscar mbrëmjen e djeshme.

Një foto e aktores 54 vjeçare që dukej e tronditur në ato moment u bë shumë shpjet e virale në Twitter.

‘’Nicole Kidman duhet të fitojë Oscarin për reagimin më të mirë kur Will Smith godeti me shuplakë Chris Rock”, shkroi një përdorues i rrjeteve sociale në Twitter. 

Pas incidentit befasues, '#whatjusthappened' filloi të bëhet trend në Twitter, teksa një përdoures i rrjeteve sociale shkroi: 'Nicole Kidman ishim të gjithë ne në atë moment'.  

“Reagimi i Nicole Kidman kur Will Smith-it goditi Chris Rock është fjalë për fjalë unë duke reaguar ndaj gjithçkaje që më ka ndodhur”, shtoi një tjetër. 

''Reagimi i Nicole Kidman kur Will Smith godet me shuplakë Chris Rock. Një meme e re lindi’ shkruan një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online)