“Mos e përmend gruan time!”/ Shuplaka e Will Smith për Chris Rock në Oscar nuk paska qenë një shaka? Zbulohet e vërteta…

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 10:36
“Mos e përmend gruan time!”/ Shuplaka e Will Smith për Chris Rock në Oscar nuk paska qenë një shaka? Zbulohet e vërteta…

Incdenti i Will Smith me Chris Rock duket se është ngjarja më e bujshme në ceremoninë e dhënies së çmimeve Oscar, në teatrin “Dolby Theatre” të Los Angeles-it. Gjithçka ndodhi për shkak të një shakaje, që komediani Chris Rock lëshoi për bashkëshorten e aktorit të famshëm, Will Smith.

Komediani Chris Rock shënjestroi modelin e flokëve të Jada Pinketet Smith, bashëshortes së aktorit, çka nuk u prit aspak mirë nga ky i fundit. “Flokët e rruara të Jada-s janë të denja për “G.I Jane 2”, tha Rock duke iu referuar filmit ku Demi Moore rruan kokën.

Më vonë, gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve, Will Smith kërkoi ndjesë për dhunën fizike. Ylli i humorit dhe aksionit fitoi Oscarin e parë të karrierës së tij për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams në filmin “King Richard”.

Gjithsesi, incidenti shkaktoi tronditje dhe polemika të shumta në sallë dhe në media. Në fillim, ishte dukur si një shaka apo një lloj organizimi. Smith madje dukej sikur qeshte pasi Rock tha fjalinë e tij për gruan e tij që dukej si GI Jane. Jada dukej e mërzitur, por në këtë pikë supozohej se kjo ishte e gjitha pjesë e një rutine të planifikuar paraprakisht.

Por, pse kjo skenë është e vërtetë dhe jo shaka?

Si fillim Jada ka treguar se vuan nga alopecia, e cila është dhe arsyeja pse ka prerë dhe flokët. Kjo mund të ketë lënduar Will i cili ka reaguar në atë mënyrë.

Dyshimet se ngjarja nuk ishte e planifikuar filluan kur Smith-i u ngrit nga vendi dhe goditi Rockun në skenë. Sigurisht që të dy këta janë veteranë të filmit dhe televizionit dhe do të dinin të bënin një shuplakë të rreme skenike. Veçse, të gjithë kishin filluar të mendonin, nuk dukej aq e rreme.

Në kohën kur Smith ishte ulur përsëri në karrigen e tij dhe i bërtiste Rock-ut që “mos e zërë në atë gojën e it emrin e gruas së tij”, ishte e qartë se kjo nuk ishte shtirje. Një profesionist si Smith nuk do ta përmendte fjalën m**t në skenë gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë televiziv.

Shikuesit në shtëpi nuk i dëgjuan sharjet. Regjia ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë për të shmangur ofendimin e shikuesve në shtëpi.

Gjatë gjithë sherrit, në dhomën e fituesve ka pasur heshtje të plotë. Punonjësit e Akademisë dukeshin po aq të tronditur sa edhe gazetarët. “Mendova se po bënin shaka”, i thanë njëri-tjetrit.

Ndërkaq, komediani dukej që ishte tronditur. Por, duke kuptuar se sapo kishte hyrë në historinë e çmimeve Oscar, ai e kaloi situatën, duke komentuar: “Kjo ishte nata më e madhe në historinë e televizionit”.

Ashtu si Oscarët e mëparshëm që u bënë të njohur për momentet e tyre virale – si selfie në grup e Ellen ose përzierja e ngatërresa me fituesin e fotografisë më të mirë në vitin 2017, tani ceremonia e vitit 2022 do të mbahet mend për shuplkakën që Will Smith-i i dha Chris Rock-ut.

(Kosova Sot Online)