Gjesti i ëmbël i Taika Waititi për Rita Orën në tapetin e kuq

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 10:43
Gjesti i ëmbël i Taika Waititi për Rita Orën në tapetin e kuq

Festa e organizuar nga revista “Vanity Fair” në kuadër të mbrëmjes së çmimeve “Oscars” u rikthye në një organizim madhështor këtë vit në Qendrën “Wallis Annenberg” në Beverly Hills. Yje të famshëm si: Sienna Miller, Jessica Alba, Sofia Vergara dhe Rita Ora treguan shkëlqyen me veshjet e tyre në tapetin e kuq, që pasoi ndarjen çmimeve “Oscar”.

Rita Ora duket se kishte vendosur të rikthente paksa ‘erën e Hollywoodit të vjetër’, duke u shfaqur me një fustan kadifeje të zezë me shkëlqim dhe gurë përgjatë dekoltesë. Këngëtarja me origjinë shqiptare e plotësoi pamjen e saj me një mantel të bardhë, i cili e bënte të dukej edhe më tërheqëse.

Këngëtarja 31 vjeçe, ishte e shoqëruar nga i dashuri i saj, regjisori 46-vjeçar Taika Waititi, i cili dukej gjithashtu elegant i veshur me një kostum të hirtë dhe një kravatë me dizajn të çuditshëm.

Flokët e interpretueses së hitit “Poison” ishin të ndara në njërën anë dhe të stiluara në onde në anën tjetër. Ajo i kishte vendosur flokët e saj pas njërit vesh, duke nxjerrë në pah vathët e saj me gurë smeraldi.

Një moment shumë i ëmbël ishte ai kur Taika i rregullon asaj fustanin në mënyrë që të dilte bukur foto.

(Kosova Sot Online)