Bill Murray ‘godet’ me veshjen në çmimet “Oscar”, ja detaj i veçantë

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 10:46
Bill Murray ‘godet’ me veshjen në çmimet “Oscar”, ja detaj i veçantë

Bill Murray ishte mes yjeve dhe legjendave të “Hollywood” që u shfaq në ceremoninë e çmimeve “Oscar” dhe ka ‘goditur” me veshjen dhe detajet në tapetin e kuq, e jo vetëm.

Në parakalimin në tapetin e kuq ai u shfaq me një baretë dhe po ashtu ‘një papion” në formën e çmimit “Oscar”.

Ndërkohë, gjatë ceremonisë u nderuan yjet para dhe pas kamerës që humbën jetën këtë vit. Segmenti “In Memoriam” i 94-të vjetor të Çmimeve prestigjoze shfaqi homazhe speciale për disa ikona të ekranit. Bill Murray kujtoi regjisorin e ‘Ghostbusters’ Ivan Reitman.

Murray foli për Reitman-in duke përmendur zgjuarsinë dhe mungesën e respektit dhe nderimeve – ashtu si regjisori në shumë prej filmave të tij të dashur.

“Kur Ivan Reitman ishte 10 vjeç, prindërit i dhanë një pilulë gjumi, e mbështollën me një batanije dhe e vendosën nën kuvertën e një varke për të shpëtuar nga Çekosllovakia”, tha Murray për jetën e regjisorit të ndjerë. “Ai bëri disa filma, disa filma vërtet të mirë,” vazhdoi Murray, “U martua me një vajzë të bukur dhe rriti disa fëmijë dhe ata bëjnë filma gjithashtu.” Tre fëmijët e Reitman, Catherine, Caroline dhe Jason Reitman janë të gjithë aktorë. “Ivan e dua punën tënde”, përfundoi aktori i humorit.

(Kosova Sot Online)