Jane Campion fiton Oscarin për “Regjisoren më të mirë” 27 vjet pas nominimit për herë të parë: Ky është një rikthim i vërtetë

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 10:50
Jane Campion fiton Oscarin për “Regjisoren më të mirë” 27 vjet pas nominimit për herë të parë: Ky është një rikthim i vërtetë

Jane Campion triumfoi në çmimet “Oscar” duke marrë në shtëpi çmimin për kategorinë “Regjisorja më e mirë” për filmin “The Powr of the Dog”!

Campion, 67 vjeç, u bë gruaja e parë që nominohet dy herë në kategorinë e regjisë këtë vit.

“Më pëlqen regjia sepse është një zhytje e thellë në histori, megjithatë detyra për të manifestuar një botë mund të jetë e vështirë”, tha Campion, e cila ishte nominuar më parë në vitin 1994 për “The Piano”, e cila i dha asaj një Oscar për “Skenarin më të mirë origjinal”. “Gjëja e bukur është se nuk jam vetëm. Në “The Power of the Dog”, kam punuar me aktorë të cilët i quajtur miqtë e mi. “-shtoi ajo.

Më vonë, ajo u tha mediave në një prononcim pse kjo fitore ishte kaq e veçantë për të: “Njëzet e shtatë vjet më parë, kur fitova “Skenarin më të mirë origjinal”, kisha vajzën time katër muaj në bark dhe 27 vjet janë një kohë shumë e gjatë. Ky është një rikthim i vërtetë. Më pëlqen të punoj me gra – ato janë nga nëna, të sinqerta, emocionale dhe të talentuara.”

Campion falënderoi gjithashtu autorin e librit të vitit 1967 “The Power of the Dog”: “Do të ishte e pamundur pa njeriun që nuk e kam takuar kurrë, Thomas Savage. Ai shkroi për mizorinë, duke dashur të kundërtën – mirësinë.”

Të nominuarit e tjerë në këtë kategori ishin Kenneth Branagh (Belfast), Ryûsuke Hamaguchi (Drive My Car), Paul Thomas Anderson (Licorice Pizza) dhe Steven Spielberg (West Side Story).

(Kosova Sot Online)