Çmimet “Oscar 2022″/ Sophie Turner rrëmben vëmendje me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 10:52
Çmimet “Oscar 2022″/ Sophie Turner rrëmben vëmendje me barkun e rrumbullakosur në tapetin e kuq

Sophie Turner, e cila aktualisht është shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, shkëlqeu në tapetin e kuq të “Vanity Fair Oscar Party” ku u shfaq me bashkëshortin Joe Jonas.

Aktorja e “Game of Thrones” kishte veshur një fustan të kuq të ndezur me mëngë të gjata, ndërsa Joe një kostum të zi me një bluzë me dekolte të ulët dhe detaje të bardha.

26 vjeçarja dukej e mrekullueshme teksa qëndronte me një krah të mbështetur në shpatullën e bashkëshortit të saj. Teksa asnjëri prej tyre nukka folur publikisht për pritjen e ëmbël, barku i rrumbullakosur i aktores mori vëmendjen e të gjithve teksa ajo hera-herës vendoset dorën duke përkëdhelur bebin.

Grimi i saj ishte minimalist dhe përfshinte një penel të zi me bisht, një buzëkuq me shkëlqim teksa flokët ngjyrë gështenjë i kishte kapur bisht të ulët elegant. Ajo e plotësoi pamjen e saj me një palë vathë me shkëlqim dhe unazën e fejesës që i shkëlqente në dorë.

Ceremonia e “Oscars 2022” është ngjarja më e madhe e Hollywood në të cilën Sophie ka marrë pjesë gjatë shtatzënisë së saj të dytë, por kjo nuk është dalja e saj e parë në tapetin. Ajo dhe këngëtari i “Sucker” fluturuan drejt Evropës për shfaqjen e Louis Vuitton gjatë Javës së Modës në Paris në mars.

Dyshja mori pjesë për herë të fundit në “Oscar” në vitin 2019, kur u shfaqën së bashku në festën e “Oscars Vanity Fair”. 

Dyshja mori pjesë për herë të fundit në festimet e Oscars në vitin 2019, kur u ndalën së bashku në festën e Oscars Vanity Fair. 

Në fillim të këtij muaji, mediat e huaja zbuluan se Sophie dhe Joe janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë pasi mirëpritën në jetë vajzën Willa në korrik 2020.

(Kosova Sot Online)