Nga New York-u, Fifi shfaqet më në formë se kurrë, ja kush e shoqëron

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 11:09
Nga New York-u, Fifi shfaqet më në formë se kurrë, ja kush e shoqëron

Pas daljes nga shtëpia e “BBV’ këngëtarja e njohur Fifi është komentuar gjatë në mediat rozë edhe për romancën e dashurisë së krijuar me ish-partnerin e Adiola Dushit, Adis Patushi.

Dyshja janë fotografuar shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur teska nuk kanë munguar edhe deklaratat e shumta të dashurisë.

Së fundmi, Fifi ka udhëtuar drejt Amerikës ku ka performuar në një koncert së bashku me Ylli Limanin për të gjithë shqipatët e ndodhur atje.

Këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram ku shfaqet më në formë se kurrë e veshur me pantallona të gjerë, këmishë të bardhë, një kapele gri dhe xhaketë të zezë.

Ndjekësit e kanë komplimentuar për paraqitjen teksa fotot kanë marrë mijëra pëlqime.

(Kosova Sot Online)