Nora Istrefi duket tërheqëse në paraqitjen e radhës në Instagram

  • G.G /
  • 28 March 2022 - 13:11
Nora Istrefi duket tërheqëse në paraqitjen e radhës në Instagram

Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi përveç që është e angazhuar me koncerte, ajo iu qëndron afër fansave edhe me postime të ndryshëm në rrjetet sociale.

E njohur për fizikun e tonifikuar dhe stilin me shumë shije, Nora sjell vazhdimisht imazhe dhe postime të ndryshme si nga ato që kanë të bëjë me angazhimet profesionale ashtu edhe nga përditshmëria.

Edhe së fundmi, krijuesja e hitit “Sa t’kom dasht” u paraqit tejet joshëse në një postim që bëri në InstaStory teksa shihej duke vendosur makijazhin për angazhimin e radhës profesional.

E veshur me një bluzë të zeza, Istrefi dukej e mahnitshme dhe tërë shkëlqim me një grim më të theksuar në pjesën e syve.

Ndërkohë, kujtojmë që aktualisht Nora po shijon suksesin e këngës së fundit “Më mungon” që e solli pas një pauze disa mujore.

Projekti po pritet mirë dhe deri tani ka grumbulluar mbi 1.7 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

(Kosova Sot Online)