Momenti kur Will Smith godet komedianin Chris Rock në skenën e Oscars

  • A.P /
  • 28 March 2022 - 17:31
Momenti kur Will Smith godet komedianin Chris Rock në skenën e Oscars

Videoja kur Will Smith godet me shuplakë komedianin Chris Rock ka bërë xhiron e botës. Incidenti në skenën e Oscars erdhi pasi Rock bëri një shaka për flokët e gruas së aktorit, Jada Pinkett. Ai tha “Jada, nuk mund të presë për ‘GI Jane 2’, duke iu referuar filmit ku aktorja Demi Moore rruajti flokët për t’ju përshtatur rolit.

Në një video të publikuar në Tëitter, dëgjohen fjalët e Will Smith pasi e goditi komedianin Chris Rock. “Mbaje emrin e gruas sime jashtë gojës tënde të ndyrë”, i thotë Smith, dukshëm i nervozuar.“Kjo ishte nata më e mirë në historinë e televizionit”, shtoi komediani më pas.

Smith më pas kërkoi falje, gjatë fjalimit të tij pasi fitoi çmimin për aktorin më të mirë. “Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar. Shpresoj që Akademia të më ftojë përsëri.”, tha ai. Ende nuk ka një reagim nga ana e aktorit për këtë incident.

(Kosova Sot Online)