Reagimi i Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 21:17
Reagimi i Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith

Reagimi i Nicole Kidman ndaj incidentit të Will Smith dhe Chris Rock nuk është ashtu siç duket

Nicole Kidman u bë virale në mediat sociale me një foto që u tha se ishte “reagimi” i saj ndaj shuplakës që Will Smith i dha Chris Rock.

Por rezulton se fotografia është shkrepur para se të fillonte transmetimi i Oscars 2022.

Kidman u fotografua e ulur me fustanin e saj Armani Privé dhe ndërsa shumë fansa supozuan se Kidman po reagonte ndaj goditjes me grusht, fotografia ishte kapur rreth orës 16:30 pasdite, ndërkohë që të ftuarit ishin ende në vendet e tyre – plot tre orë para shuplakës.

Mendohet se ai ka qenë momenti që Oscars prezantoi 8 çmime në kategori të tilla si montazhi i filmit, zëri, grimi dhe stilimi i flokëve, etj. Shprehja e habitur e fytyrës së Kidman – me shumë gjasa për një prej atyre fituesve – u bë një meme virale pasi u hoq nga konteksti.

Image

(Kosova Sot Online)