“Bëra gabim”, Will Smith i kërkon falje publike komedianit Chris Rock pasi e goditi me shuplakë

  • E.K /
  • 29 March 2022 - 08:38
“Bëra gabim”, Will Smith i kërkon falje publike komedianit Chris Rock pasi e goditi me shuplakë

Pasi e qëlloi me shpullë në mes të skenës, në një mbrëmje prestigjioze si ajo e çmimeve Oskar, aktori Will Smith i kërkon falje komedianit Chris Rock për atë që e quan një sjellje të pafalshme dhe të papranueshme nga ana e tij.

“Dua të të kërkoj falje publikisht Chris” shkroi Smith në një deklaratë.

“Dola nga linjat dhe bëra gabim”. Ndjesa erdhi pasi Akademia e Çmimeve Oskar reagoi ashpër për ceremoninë e të dielës dhe tha se po rishikon ngjarjen, ku nuk përjashtohet edhe tërheqja e statujës së artë për aktorin 53-vjeçar, i cili u shpall aktori më i mirë mashkull për rolin e tij në filmin King Richard.

“Dhuna është shkatërruese, në të gjitha format e saj” thotë Smith i cili pohon se shakatë në emër të tij janë pjesë e punës së tij, por kur shakatë bëhen për shëndetin e gruas së tij të sëmurë, kjo ishte shumë për të duruar dhe reagoi emocionalisht.

Will Smith dhe skuadra e tij e PR shpreson që përmes kësaj ndjese publike të mund të shpëtojnë karrierën e vlerësimet e aktorit dhe marrëdhënien e tij me Akademinë.

Përpos gjithçkaje, skena e shpullës ishte momenti për të cilin e gjithë bota foli pas ceremonisë së 94-rt të çmimeve Oskar.

(Kosova Sot Online)