Çfarë ndodhi me ‘Stupcat’?! Pas 20 vitesh së bashku ndahet treshja e njohur!

  • G.G /
  • 29 March 2022 - 13:08
Çfarë ndodhi me ‘Stupcat’?! Pas 20 vitesh së bashku ndahet treshja e njohur!

Mensur Safqiu, Vedat Bajrami dhe Osman Azemi pas 20 vitesh bashkëpunim, i kanë dhënë fund grupit humoristik “Stupcat”.

Pas dy dekadash plotë humor, treshja e aktorëve janë ndarë nga ana profesionale.

Sipas “Reporteti” ndarja e Stupcave ka ndodhur para disa muajsh.

Tre aktorët janë duke e vazhduar karrierën e tyre veçmas nga njëri tjetri.

Vedat Bajrami krahas projekteve të tij në serialet turke, së fundmi ka sjellë edhe katër skeçe.

Të katër projektet e tij, Vedati i publikoi në kanalin e tij në Youtube, e jo në atë zyrtarin të Stupcave, siç vepronte më parë.

Në kanalin e tyre zyrtar në Youtube, skeçi i fundit i publikuar është në fund të tetorit të vitit të kaluar.

Për me tepër është një skeç në të cilin shfaqet veç Osman Azemi, pa Vedat Bajramin dhe Mensur Safqiun.

Skeçi i fundit i treshes së bashku në Youtube është publikuar më 30 prill 2021.

Stupcat kanë debutuar për herë të parë në vitin 2002.

Fillimisht grupi përbehej nga Osman Azemi, Vedat Bajrami, Blerim Qeriqi, Agron Sokoli dhe Feim Ademi.

Për shkak të obligimeve të 3 pjesëtarëve (Blerimit, Agronit dhe Feimit) në grup mbeten vetëm Vedat Bajrami dhe Osman Azemi por me vonë këtij grupi në vitin 2004 iu bashkangjit Mensur Safqiu.

(Kosova Sot Online)