Fustani që kishte veshur Monika Lubonja tërhoqi vëmendjen edhe në Oscars 2022

  • A.P /
  • 29 March 2022 - 18:43
Fustani që kishte veshur Monika Lubonja tërhoqi vëmendjen edhe në Oscars 2022

Aktorja Tiffany Haddish ishte pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve “Oscars 2022” një ditë më parë, ku u paraqit me një look mjaft të pëlqyer që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve.

Mirëpo, publiku shqiptar vuri në dukje se fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja dhe ish-konkurrentja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.

Fustani është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti nga Kosova, i cili ishte i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.

Veshja elegante nuk ishte e panjohur për syrin e shqiptarëve të cilët e kishin hasur më përpara, pikërisht në festën e ndërrimit të viteve brenda shtëpisë së “BBV”.

Rikujtojmë se Tifafany Haddish u përfol jo vetëm për pamjen e saj mahnitëse, por edhe për deklaratën që bëri mbi situatën e Will Smith dhe Chris Rock, të cilës iu referua si gjëja më e bukur që kishte parë.

“Kur pashë një burrë me ngjyrë të ngrihej për gruan e tij, kjo do të thoshte shumë për mua. Si një grua, e cila ka qenë e pambrojtur, që dikush të thotë, ‘Kujdes me emrin e gruas sime, lëre gruan time të qetë’, kjo është ajo që burri juaj duhet të bëjë. bëj, apo jo? Të mbrosh. Dhe kjo do të thoshte bota për mua. Dhe ndoshta botës mund të mos i pëlqejë mënyra se si veproi, por për mua, ishte gjëja më e bukur që kam parë ndonjëherë sepse më bëri të besoj se ka ende burra atje jashtë që e duan dhe kujdesen për gratë e tyre”- u shpreh Haddish.

(Kosova Sot Online)