Çfarë fshihet pas kësaj fotoje të Majk dhe Ghetto Geasy?

  • G.G /
  • 31 March 2022 - 12:19
Çfarë fshihet pas kësaj fotoje të Majk dhe Ghetto Geasy?

Majk dhe Getoar Selimi ka kohë që nuk kanë ardhur me një bashkëpunim. E duket se përmes një mesazhi të koduar në rrjetet sociale kanë bërë me dije se pritja mori fund dhe se ata po sjellihn këngën e re.

Ka qenë Kastriot Rexha, i njohur me emrin Majk, ai i cili ka shpërndarë një postim në Instastory, ku shfaqet krah Ghetto Geasyt. Fotoj e tyre duket se është shkrepur nga xhirimet e videoklipit.

“Rap Deniro dhe Al Pacino”, ka shkruar ai krah kësaj fotografie ndonëse nuk ka zbuluar asgjë më shumë për ndjekësit.

Majk ka qenë aktiv në muzikë vitin e fundit, duke sjell disa këngë që u mirëpritën në masë të madhe nga publiku. Shumë prej tyre janë bashkëpunime. Nga ana tjetër, Getori duket se ka marrë një pushim nga muzika për t’iu përkushtuar familjes pasi muaj më parë u bë baba për herë të parë.

Kënga e fundit e përbashkët e tyre është “Mëkati Jem” e lançuar në tetor të vitit që lamë pas në bashkëpunim me Xhensila Myrtezajn.

(Kosova Sot Online)