Diagnostikohet me sëmundjen e rëndë ylli hollivudian

  • A.P /
  • 31 March 2022 - 18:27
Diagnostikohet me sëmundjen e rëndë ylli hollivudian

Ka realizuar me dhjetëra filme e role të pëlqyera për publikun në mbarë botën.

Aktori shumë i suksesshëm hollivudian, Bruce Willis po tërhiqet nga aktrimi si pasojë e një sëmundje.

Kanë qenë familjarët e aktorit të njohur që kanë zbuluar lajmin që ka tronditur fansat e shumtë të tij.

“Për mbështetësit e mrekullueshëm të Bruce, si familje ne donim të ndajmë se Bruce ynë i dashur ka përjetuar disa probleme shëndetësore dhe së fundmi u diagnostikua me afazi.”

“Si rezultat i kësaj dhe me shumë konsideratë Bruce po largohet nga karriera që ka shumë domethënie për të”, thuhej në deklaratën e familjes.

Pikat e para në treg që ndalojnë rënien drastike të flokëve në kushte shtëpie

Ata vazhduan duke thënë se “është një kohë vërtet sfiduese për familjen tonë dhe ne jemi mirënjohës për dashurinë, dhembshurinë dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme”.

Afazia është një çrregullim gjuhësor i shkaktuar nga dëmtimi në një zonë specifike të trurit që kontrollon shprehjen dhe të kuptuarit e gjuhës. Afazia e lë një person të paaftë për të komunikuar në mënyrë efektive me të tjerët. Shumë njerëz kanë afazi si pasojë e goditjes në tru.

Image

(Kosova Sot Online)