Rona Nishliu rrëfen se si ushtarët serbë i hynë në shtëpi gjatë luftës

  • E.K /
  • 01 April 2022 - 08:57
Rona Nishliu rrëfen se si ushtarët serbë i hynë në shtëpi gjatë luftës

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, tashmë dihet se ka lindur në Mitrovicë më saktësisht në veri të qytetit.

Artistja, që këtë periudhë ka qenë më e shkëputur nga muzika, e ka ngritur zërin disa herë për qytetin e saj dhe situatën nëpër të cilën ndodhen.

Ajo së fundmi ka bërë një postim në llogarinë personale, Facebook, nëpërmjet të cilit rikthehet në kohë para 23 vitesh duke treguar momentin kur në shtëpinë e tyre hynë forcat paramilitare serbe.

(Kosova Sot Online)