U tha se ishte në një lidhje me biznesmenin shqiptar, Selena Gomez tregon për jetën sentimentale

  • G.G /
  • 01 April 2022 - 10:38
U tha se ishte në një lidhje me biznesmenin shqiptar, Selena Gomez tregon për jetën sentimentale

Këngëtarja e njohur Selena Gomez, ka zbuluar ditën e djeshme për jetën e saj sentimentale. Selena ka publikuar një video në aplikacionin e njohur “TikTok”, duke sinkronizuar buzët me fjalët e audios virale të King Nas.

Bëhet fjalë për një burrë që përmend disa komplimente në përpjekje për të bindur një grua që t’i japë atij një shans dhe gruaja nuk e merr seriozisht duke mos qenë e interesuar.

“Ndoshta kjo është arsyeja pse jam beqare”, ka shkruar Gomez në mbishkrimin e videos “Mos besoni asnjë fjalë të mallkuar.”

Duket se ylli amerikan është zhgënjyer aq shumë nga dashuria saqë tanimë e ka humbur besimin.

Artistja e njohur bëri xhiron e mediave në fillim të këtij muaji pasi u pa duke ndjekur një koncert të Dua Lipa në New York me biznesmenin shqiptar Zen Matoshi. Një burim tha për “E! Online” se dyshja  janë thjesht miq

Selena dhe Zen bënë shumë bujë kur u panë së bashku në shfaqjen e “Madison Square Garden” më 1 mars. . Edhe pse artistja e “Same Old Love” nuk e shfaqi pjesëmarrjen e saj në koncert në rrjetet sociale, Zen ndau një video në “Instastory” që tregonte skenën ndërsa Dua performonte hitin e saj “Cold Heart”.

(Kosova Sot Online)