Publikon fotografi me të bijën, Robert Berisha komentohet për puthjen që ia dhuroi në buzë

  • G.G /
  • 02 April 2022 - 11:59
Publikon fotografi me të bijën, Robert Berisha komentohet për puthjen që ia dhuroi në buzë

Këngëtari i njohur i estradës shqiptare dhe tashmë prezantuesi, Robert Berisha, vazhdon të jetë një personazh mjaft i përfolur në shtypin rozë.

Ai publikon imazhe e video të ndryshme nga përditshmëria, ndërsa të shumtën e kohës e kalon me vajzën e tij, Renee.

I njëjti së fundmi ka shpërndarë një fotografi në Instagram me të bijën, ku shfaqet duke i dhënë një puthje në buzë.

Kjo ka bërë që të marrë reagime të shumta në pjesën për komente nga miqtë dhe ata që e ndjekin.

Disa prej tyre kanë shprehur dëshpërimin për mënyrën se si e ka puthur, e për disa të tjerë ka qenë një gjë normale për shkak të raportit të ngushtë ‘baba e bijë’.

Shiko foton:

(Kosova Sot Online)