U bë operacion tre ditë më parë, këngëtarja e njohur konfirmon pjesëmarrjen në “Grammy”

  • G.G /
  • 04 April 2022 - 08:15
U bë operacion tre ditë më parë, këngëtarja e njohur konfirmon pjesëmarrjen në “Grammy”

Këngëtarja e njohur Halsey do të marrë pjesë në “Grammy 2022” në Las Vegas të dielën – vetëm katër ditë pasi iu nënshtrua operacionit.

“Hera e fundit që mora pjesë në Grammy ishte viti 2017 dhe ishin 3 ditë pasi bëra operacionin tim të parë të Endometriozës”, shkroi këngëtarja e “Without Me” përmes “Instagram”-it të shtunën.

“Kam bërë daljen time në tapetin e kuq me qepjet e mia ende brenda. Si për ironi të fatit, unë do të marr pjesë nesër për herë të parë pas disa vitesh dhe u operova përsëri 3 ditë më parë’’, shtoi ndër të tjera këngëtarja.

Halsey është parë në evente të ndryshme gjatë muajve të fundit pasi solli në jetë fëmijën e tyre të parë, djalin Ender, me të dashurin Alev Aydin në korrik 2021.

Albumi i katërt i Halsey-t, “If I Can’t Have Love, I Want Power”, është nominuar për “Albumin më të mirë alternativ” në “Grammy”-n e këtij viti.

Ceremonia e 64-të e çmimeve “Grammy” është planifikuar të mbahet të dielën në Las Vegas. Ceremonia do të transmetohet në CBS dhe do të transmetohet në Paramount Plus, megjithëse mbulimi në tapetin e kuq të E! do të fillojë disa orë më parë. Kjo e fundit do të prezantohet nga Laverne Cox.

(Kosova Sot Online)