Cardi B zbulon pse nuk shkoi në “Grammy Awards” pasi u sulmua nga fansat
Cardi B duket se e ka fshirë llogarinë e saj në Twitter dhe shkak u bënë fansat që po e sulmonin atë dhe fëmijët e saj sepse ajo nuk mori pjesë në Grammy.
“Po fshij Twitter-in tim. O Zot, e urrej këtë bazë të ndyrë fansash budallenj”, shkroi ajo në Twitter përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj. “Ju po sulmoni fëmijët e mi, sepse të gjithë mendonit se unë do të shkoja në Grammy dhe nuk shkova?”
Përpara se të çaktivizonte llogarinë e saj, Cardi dukej po përballej me presion nga fansat e saj për të publikuar vazhdimin e “Invasion of Privacy” të 2018-ës.
Cardi realizoi një “Instagram Live” menjëherë pasi fshiu Twitterin e saj për të shpjeguar vendimin dhe pse u “irritua”.
“Unë jam duke bërë m*t sot, apo jo? Po rrija kot dhe më pas hyj në Twitter, dhe shoh njerëzit – fansat e mi, fansat e mi të ndyrë – që flasin si… Praktikisht duke thënë se jam dembele, dhe se kisha lënë të nënkuptoja se po shkoja në Grammy. Si dreqin kisha lënë të nënkuptoja se do të shkoj në Grammy kur kam publikuar foto nga vendi ku ndodhesha që nuk kishte lidhje me Grammy?”- tha ajo.
Cardi vazhdoi, duke shpjeguar se ajo kishte postuar një video nga New York ku fëmijët e saj dëgjoheshin në sfond dhe pyeti fansat pse do të shkonte në një shfaqje çmimesh në këtë moment.
“A kam ndonjë këngë të re,” pyeti ajo. “Pse do të paraqitesha me një nominim? Dhe unë e humba gjithsesi, kështu që ti doje që unë të shkoja në Grammy, të humbisja dhe unë thjesht të jem aty duke buzëqeshur e duke thënë “Kjo është e mrekullueshme, kjo është e mrekullueshme.””
Cardi më pas shpjegoi se kur fansat e saj flasin keq për të, kjo e mërzit dhe çoi në një “efekt domino” të daljes së saj në mediat sociale.
#CardiB deletes her Twitter @iamcardib pic.twitter.com/S7ntTUczPm
— sandra Fuentes (@almawellnesss) April 4, 2022
(Kosova Sot Online)