Mund ta ngatërroni me një kukull vitrine, por jo! Është Bota e Elitës dhe Gjikos

  • G.G /
  • 04 April 2022 - 13:03
Mund ta ngatërroni me një kukull vitrine, por jo! Është Bota e Elitës dhe Gjikos

Vetëm pak orë më parë, mami dhe babi i Botës, pra Elita dhe Gjiko publikuan dy foto të reja të vajzës së tyre të vogël. Për një moment ndaluam dhe ju kthyem fotove edhe njëherë dhe pse do të thoni ju?

Me të qeshurën karakteristike të një fëmije, pamjen e ëmbël, bishtalecat në kokë dhe sytë plotë dritë, Bota na u duk për një moment si një kukull nga ato që i shohim në vitrina gjithë kërshëri.

Nuk e dimë a zihen Gjiko dhe Elita se kujt i ngjan më shumë e vogla, por neve dimë të themi se tek ajo janë shkrirë më të mirat e të dyve. Fotot flasin vetë!

(Kosova Sot Online)