Ariana Grande anuloi pjesëmarrjen në Grammy disa orë para ceremonisë, ja mesazhi i artistes

  • G.G /
  • 04 April 2022 - 13:07
Ariana Grande anuloi pjesëmarrjen në Grammy disa orë para ceremonisë, ja mesazhi i artistes

Faleminderit, ndoshta vitin e ardhshëm. Disa orë përpara Grammy 2022, Ariana Grande – e cila ishte nominuar për tre çmime – njoftoi se nuk do t’u bashkohet kolegëve të saj në MGM Grand Garden Arena në Las Vegas.

Këngëtarja ndau disa video nga prapaskenat e xhiruara gjatë realizimit të albumit të saj të gjashtë “Positions”, duke uruar të gjithë ata që do të jenë në shfaqjen e çmimeve “të kalojnë bukur” në mungesë të saj.

“Disa kujtime për të festuar ditën e Grammy”, ka shkruar ajo në mbishkrim. “Duke reflektuar mbi një proces të jashtëzakonshëm me kaq shumë krijues që i dua dhe i respektoj aq shumë. Më pëlqen shumë ky album.” Grande vazhdoi duke thënë se “është një nder të më njohin sot përkrah kaq shumë muzikantëve dhe qenieve njerëzore të shkëlqyera që i dua”, duke shpjeguar se të qenit e njohur për punën e saj të palodhur “nuk është diçka që duhet marrë si e mirëqenë”.

Grande aktualisht ka dy Grammy teksa “Positions” ishte i nominuar për “Albumin më të mirë vokal pop”, ndërsa singel-i kryesor me të njëjtin emër ishte i nominuar për performancën më të mirë solo pop.

Kjo nuk është hera e parë që Grande nuk ka marrë pjesë në çmimet Grammy, pavarësisht se është nominuar për çmime të shumta. Në vitin 2019, ajo vendosi të mos merrte pjesë në shfaqjen e çmimeve pas një mosmarrëveshjeje me producentët e saj rreth performancës së saj të planifikuar në ngjarjen e atij viti.

Për shkak të kufizimeve të COVID-19, Grammy e vitit të kaluar u mbajt me një audiencë të kufizuar – që do të thotë se yjet si Grande e ndoqën shfaqjen virtualisht pavarësisht se ishin të nominuar.

(Kosova Sot Online)