'Nina nana' projekti i radhës i Miriam Canit

  • G.G /
  • 05 April 2022 - 10:58
'Nina nana' projekti i radhës i Miriam Canit

Këngëtarja Miriam Cani, njihet për elegancën dhe projektet e saja muzikore gjithmonë shumë të veçanta.

Miriami, pas disa muajve pauzë është rikthyer me një projekt të ri.

Ajo përmes rrjetit social “Instagram” ka njoftuar për projektin e ri, ku sipas saj kjo është një ninullë dhe është dhuratë për të gjitha nënat dhe fëmijët.

“Nina Nana“ është një dhuratë e vogël për të gjitha bebet, fëmijët dhe nënat e reja, një ninullë e kënduar dhe e shkruar për të përfaqësuar dashurinë e pastër të çdo nëne shqiptare.”, shkroi ajo.

Kënga po ashtu mund të gjendet edhe në kanalin zyrtar të “YouTubes”.

Kujtojmë se Miriami është e martuar me këngëtarin Alban Skenderaj, e çifti bashkë kanë dy fëmijë.

(Kosova Sot Online)