
Justin dhe Hailey Bieber shijojnë një darkë romantike

Çifti Bieber dolën për një mbrëmje romantike në pikën e famshme Carbone në Manhattan të hënën në mbrëmje (4 prill) pas ndarjes së çmimeve “Grammy” në Las Vegas, ku Hailey më vonë u detyrua të mohonte bisedat e shtatzënisë në internet.
Justin kishte veshur një xhaketë xhins të madh nga labeli i tij i ri i preferuar i modës, Balenciaga, shoqëruar me xhinse të errëta dhe një bluzë të zezë.
Gruaja e tij supermodele dukej mahnitëse e veshur me një pallto të gjatë lëkure të zezë sipër një bluze të bardhë klasike për darkën romantike në zemër të fshatit Greenwich.
25-vjeçarja fshehu flokët e saj nën një kapele bejsbolli me logot e New York Yankees dhe Los Angeles Dodgers, shkruan DailyMail.
Justin mbeti po aq i fshehtë i veshur me një kapele dhe syze dielli të argjendta teksa po largohej nga restoranti italian.

(Kosova Sot Online)