“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”, Beatrix e revoltuar pas këtij komenti që mori

  • G.G /
  • 07 April 2022 - 10:35
“Nuk e bullizuam mjaftueshëm”, Beatrix e revoltuar pas këtij komenti që mori

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj mori vëmendje gjatë kohës që ishte pjesë e reality-show “Big Brother Albania VIP” ku u lidh me aktorin, Donald Veshaj, marrëdhënie kjo e cila përfundoi së bashku me këtë format.

Pas daljes nga shtëpia, Beatrixa është mjaft aktive nëpër rrjete sociale, ku ditën e djeshme ka publikuar një frazë që e kishte përdorur për moderatoren Bora Zemani dhe Donaldin gjatë kohës që shkëmbyen puthje në takimin e realizuar brenda shtëpisë së famshme.

“Komshinjtë e kujt do çmenden këtë javë?”, shkroi Beatrixa duke iu referuar komentit që bëri në fotografinë e moderatores.

Ndjekës të këngëtares e kanë parë këtë postim si një mënyrë për të promovuar këngën e re, ndërsa një pjesë tjetër si thumb për dyshen – Bora & Donald.

Ndjekësit nisën ta “kryqëzojnë” Beatrixën duke e kritikuar se po përdor një koment, për të cilin është kritikuar edhe gjatë kohës që ishte brenda, për të tërhequr vëmendjen për interesat e saj.

“Ndjej sikur nuk e bullizuam këtë vajzë mjaftueshëm”, ka shkruar një ndjekëse në rrjetin social “Twitter”.

Ndërsa këngëtarja i është përgjigjur: “Vazhdo, më bullizo…Unë jam më e fortë se sa mendon ti! Thjesht shpresoj që një ditë fëmijët e tu të mos lexojnë gjërat që ke shkruar.”

(Kosova Sot Online)