Sherr dhe plagosje me armë në lokalin ku performoi, reagon Don Phenom

  • G.G /
  • 07 April 2022 - 11:30
Sherr dhe plagosje me armë në lokalin ku performoi, reagon Don Phenom

Një sherr dhe një plagosje ka ndodhur në një lokal nate në Tiranë, pas mesnatës.

Në lokalin është bërë e ditur se ka performuar reperi Don Phenom.

Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vet reperi, përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Reperi ka reaguar për t’i qetësuar të gjithë fansat e tij që e kanë pyetur nëse ishte edhe ai i përfshirë në konflikt.

Në një video-live në profilin e tij në ‘Instagram’ reperi shprehet se është mirë dhe se sherri ka ndodhur pasi ai kishte mbaruar së performuari në skenë.

“Kanë ndodhur disa probleme, asnjë gjë nuk më ka ndodhur mua. Nuk kam asnjë problem, nuk e di çfarë ka ndodhur në koncert. Pasi e kam mbyllur unë koncertin kanë ndodhur disa incidente. Unë kam ikur në shtëpi, gjithçka është në rregull. Marini s’ka asnjë problem. Unë këndova, aty ishin full goca, pastaj ika në shtëpi. Më thonë “Ça ka ndodh o kusho?” Unë s’kam asnjë problem me asnjë. Ishalla ata që kanë pas probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shëndosh si molla. Gjithë stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, po ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, sqaron ai.

(Kosova Sot Online)