A e dini pse një person u plagos në koncertin e Don Phenom

  • A.P /
  • 07 April 2022 - 16:05
A e dini pse një person u plagos në koncertin e Don Phenom

Mbrëmë, reperi Don Phenom ka perfomuar në një klub të natës në Tiranë, e që ky koncert u mbyll me një përson të plagosur.

Një sherr ndodhi në fund të kësaj mbrëmje mes disa personave, e si pasoj mbeti i plagosur një person.

Këtë konflikt e ka konfirmuar edhe vetë reperi, i cili përmes një video në rrjetin social “Instagram” tregoi detaje nga kjo ngjarje.

Pas shqetësimeve dhe pyetjeve të shumta të ardhur nga fansat e tij, Don Phenom ka konfirmuar zërat duke qetësuar kështu dhe fansat e tij. Reperi ka thënë se është mirë dhe nuk ka qenë pjesë e konfliktit, madje konflikti ka ndodhur pasi ai kishte përfunduar performancën në skenë.

“Ishalla ata që kanë pasur probleme janë okej, ishalla s’kanë asnjë problem në spital. Ata që janë preokupuar ju dua shumë por jam shnosh si molla. Krejt stafi im ka shku në shtëpi. Pasi kemi ikur ne duhet të jetë bërë ndonjë poshtërsi, por ne nuk kemi idenë fare çfarë ka ndodhur”, thotë reperi.

Dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë dhe personi që ka mbetur i plagosur është një 39-vjeçar.

Mësohet se deri tani janë shoqëruar nga policia 12 persona dhe po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në konflikt.

(Kosova Sot Online)