U tha se u martua, kështu duket si nuse Blerona Zeqiri

  • G.G /
  • 07 April 2022 - 16:48
U tha se u martua, kështu duket si nuse Blerona Zeqiri

Blerona Zeqiri është moderatorja kosovare që komentohet shumë sidomos pas transformimit të saj me peshën.

E gjatë ditës së djeshme ajo ka bërë lëmsh rrjetin me disa postime të saj.

Moderatorja ka postuar disa storje me një fustan nusërie duke ngritur dyshime se ajo po martohet.

Në storjet e publikuara nuk dihej nëse ishte ajo apo bëhet fjalë për dikë tjetër.

Por është salloni i bukurisë ai që e nxjerrë zbuluar atë me një postim.

Blerona si duket veten ia ka besuar Njomzës, vajzës së këngëtares së njohur Shyhrete Behluli, e cila posedon një sallon të sajin.

Në postim e publikuar nga salloni shkruhet: Nuse e bukur.

(Kosova Sot Online)