Rihanna hyn zyrtarisht në listën e miliarderëve të botës!

  • G.G /
  • 08 April 2022 - 10:07
Rihanna hyn zyrtarisht në listën e miliarderëve të botës!

Rihanna renditet zyrtarisht në listën e miliarderëve të botës. Ajo ka hyrë kështu për herë të parë në renditjen e “Forbes”, ku zuri vendin e 1729 në listën me më shumë se 2500 emra.

Artistja e njohur ka një pasuri që kap vlerën e më shumë se 1.7 miliardë dollarësh (momentalish) dhe pjesa më e madhe e të ardhurave i ka përfituar nga marka e saj e bukurisë “Fenti Beauty”.

Ajo është më e pasura mes yjeve të muzikës dhe ndiqet nga Jay-Z dhe Kanye West, të cilët këtë vit kanë pësuar rënie të pasurisë duke lëvizur disa vende më poshtë. Listën e miliarderëve të “Forbes” për 2022-shin e kryeson bosi i Teslas, Elon Musk. Ai i zuri vendin e parë Jeff Bezos që qëndroi në atë renditje për katër vite radhazi.

(Kosova Sot Online)