Suksesi i radhës për reperen e njohur, cila është arritja e Loredanës kësaj here?

  • G.G /
  • 08 April 2022 - 10:16
Suksesi i radhës për reperen e njohur, cila është arritja e Loredanës kësaj here?

Reperja e njohur, Loredana Zefi ka pozuar së fundmi për një prej revistave më prestigjoze Gjermane. Loredana, e cila prej vitesh e ka ndarë jetesën e saj mes Zvicrës dhe Gjermanisë nuk po i ndal sukseset e saj as në këto dy vende.

Duhet të themi se veshja me të cilën Loredana shfaqet është tejet tërheqëse.

Duke mbajtur në dorë një glob në ngjyrë të argjendtë dhe me një bluzë me të njëjtat motive, i japin fotos “90’s party vibe”.

Ndërmjet shumë arritjeve, kjo është hera e parë që Loredana ka pozuar për këtë revistë, edhe pse vlen të përmëndet se ka pozuar për shumë të tilla.

Kur bëhet fjalë për muzikën, sigurisht që presim projekte të reja për të cilat flitet se do të lançohen së afërmi.

Reperja e famshme, është një prej emrave më të lakmuar në mediat rozë. Shkak i kësaj është jeta e saj private dhe lidhja me reperin e famshëm Mozzik. A ka ndikuar Mozzik dhe ndarjet e ribashkimet e shumta mes tyre në suksesin e Loredanës?
Ne mendojmë se po, sigurisht që fama e arritur nga Loredana është dhe kontribut i Mozzik me të cilin vlen të përmëndim se ka marrëdhenie shumë të mira. Të dy së bashku kanë lançuar shumë projekte të suksesshme. A do të kemi një ribashkim të çiftit apo një projekt të ri që i përfshin të dy?  Nuk dihet ende.

Por kur bëhet fjalë për muzikën dhe Loredanën, sigurisht që presim projekte të reja për të cilat flitet se do të lançohen së afërmi.

(Kosova Sot Online)