Këngëtari i njohur konfirmon se është bërë baba për herë të tretë

  • G.G /
  • 09 April 2022 - 10:27
Këngëtari i njohur konfirmon se është bërë baba për herë të tretë

Chris Brown ka konfirmuar se është bërë baba për herë të tretë.

Këngëtari zbuloi se ka mirëpritur vajzën Lovely Symphani me Diamond Brown. Ai publikoi një foto të vogëlushes tashmë tre muajshe në Instagram. Fillimisht, ishte Diamond që publikoi fotografinë e vajzës.

“Të dhashë jetën, por me të vërtetë, ti më dhe timen. Gëzuar 3 mujorin fishekzjarre e vogël.”, shkroi ajo. Brown, i cili ka gjithashtu një vajzë 7 vjeçare me Nia Guzman dhe një djalë 2 vjeçar me Ammika Harris ndau të njëjtën foto në Instagram Story disa emoji zemra.

(Kosova Sot Online)