Pranoi pak kohë më parë lidhjen e dashurisë, Anxhela Peristeri në prag martese?

  • E.K /
  • 09 April 2022 - 12:27
Pranoi pak kohë më parë lidhjen e dashurisë, Anxhela Peristeri në prag martese?

Këngëtarja e njohur, Anxhela Peristeri, e ka mbajtur gjithmonë sekret jetën e saj private, ndonëse një muaj më parë ajo konfirmoi lidhjen shumëvjeçare të dashurisë me partnerin e saj.

Së fundmi, ka lajme të reja për këngëtaren shqiptare e cila mund të jetë në prag martese. Po, po e lexuat saktë!

Burimet për “Prive”, kanë bërë me dije se Peristeri me të dashurin e saj do të martohen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, specifikisht në Las Vegas.

Anxhela kohët e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” disa foto nga Las Vegas-i, duke përfocuar kështu hipotezat se ajo ndodhet atje për ceremoninë e saj të martesës.

Rikujtojmë se këngëtarja ka thënë se partneri i saj nuk është pjesë e ‘showbiz’-it dhe për momentin nuk ka plane për një ceremoni zyrtare, por kur kjo të ndodhë, do të merret vesh.

“Është një gjë krejt private e imja dhe nuk ka të bëjë më muzikën time. Nuk kam dashur dhe nuk dua të flas shumë për këtë pjesë”, tha këngëtarja.

Peristeri ka një karrierë mjaft të bujshme në muzikë. Vitin e kaluar përfaqësoi denjësisht Shqipërinë në “Eurovision 2021”, duke u kualifikuar deri në finale me këngën e saj “Karma”.

(Kosova Sot Online)